Ushtarët letonezë të KFOR-it trajnohen për kontrollimin e trazirave në turma

Ushtarët letonezë të misionit të KFOR-it në Kosovë kanë kryer trajnime për kontrollin e trazirave në turma. Trajnimi u krye me sukses në poligonin e qitjes në Kçiq. Në një postim në Facebook, KFOR-i u shpreh se trajnimi siguron gatishmëri operacionale dhe u mundëson ushtarëve të jenë të gatshëm për të kryer çdo mision. Sipas…

Lajme

26/12/2024 12:58

Ushtarët letonezë të misionit të KFOR-it në Kosovë kanë kryer trajnime për kontrollin e trazirave në turma.

Trajnimi u krye me sukses në poligonin e qitjes në Kçiq.

Në një postim në Facebook, KFOR-i u shpreh se trajnimi siguron gatishmëri operacionale dhe u mundëson ushtarëve të jenë të gatshëm për të kryer çdo mision.

Sipas tyre, këto përpjekje janë pjesë e misionit të përditshëm të KFOR-it për të garantuar një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë.

“KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.