Ushtarët letonezë të KFOR-it, kryen patrullime në veri të Kosovës

Ushtarët letonezë të KFOR-it, kanë kryer patrullime të rregullta në veri të Kosovës dhe përgjatë Vijës Kufitare Administrative. KFOR ka thënë se patrullimet e tilla, janë thelbësore për të ruajtur një prani të dukshme, për të rritur ndërgjegjësimin për situatën dhe për të mbështetur stabilitetin e përgjithshëm në të gjithë zonën e përgjegjësisë së RC-E.…

Lajme

20/01/2026 17:51

Ushtarët letonezë të KFOR-it, kanë kryer patrullime të rregullta në veri të Kosovës dhe përgjatë Vijës Kufitare Administrative.

KFOR ka thënë se patrullimet e tilla, janë thelbësore për të ruajtur një prani të dukshme, për të rritur ndërgjegjësimin për situatën dhe për të mbështetur stabilitetin e përgjithshëm në të gjithë zonën e përgjegjësisë së RC-E.

Sipas KFOR-it, këto patrullime,  kontribuojnë në sigurimin e një mjedisi të sigurt për të gjithë njerëzit në Kosovë.

“KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë”, thuhet në njoftimin e KFOR-it. /Lajmi.net/

Njoftimi i plotë: