Ushtarët finlandezë të KFOR-it kryejnë patrullë në veri, publikohen pamjet

Ushtarët finlandezë të misionit të KFOR-it në Kosovë kanë kryer patrullë rutinore përgjatë vijës kufitare administrative në veri të vendit. Kjo është bërë e ditur nga KFOR-i. “Ushtarët inxhinierë finlandezë, të caktuar në Komandën Rajonale në Lindje të misionit KFOR të udhëhequr nga NATO, kryen një patrullë rutinë në veri të Kosovës përgjatë vijës kufitare…

Lajme

25/02/2025 10:27

Ushtarët finlandezë të misionit të KFOR-it në Kosovë kanë kryer patrullë rutinore përgjatë vijës kufitare administrative në veri të vendit.

Kjo është bërë e ditur nga KFOR-i.

“Ushtarët inxhinierë finlandezë, të caktuar në Komandën Rajonale në Lindje të misionit KFOR të udhëhequr nga NATO, kryen një patrullë rutinë në veri të Kosovës përgjatë vijës kufitare administrative për të analizuar kushtet aktuale të rrugëve dhe urave”,thuhet në njoftim.

Gjithashtu u tha se këto përpjekje janë pjesë e misionit të përditshëm të KFOR-it për të garantuar një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë./Lajmi.net/