Ushtarët e Kosovës realizojnë me sukses trajnimin për pajisjen HAR-66
Në kuadër të bashkëpunimit mes Forcave të Armatosura Turke dhe Forcës të Sigurisë së Kosovës është realizuar me sukses trajnimi për pajisjen HAR-66. Ky trajnim është realizuar në dy regjimentet e Forcave Tokësore me qëllim të rritjes së kapaciteteve luftarake dhe përgatitjes profesionale të pjesëtarëve të FSK-së. FSK përmes një postimi në Facebook, ka shkruar…
Lajme
Në kuadër të bashkëpunimit mes Forcave të Armatosura Turke dhe Forcës të Sigurisë së Kosovës është realizuar me sukses trajnimi për pajisjen HAR-66. Ky trajnim është realizuar në dy regjimentet e Forcave Tokësore me qëllim të rritjes së kapaciteteve luftarake dhe përgatitjes profesionale të pjesëtarëve të FSK-së.
FSK përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se bashkëpunimi i vazhdueshëm mes dy forcave kontribuon në avancimin e aftësive operacionale dhe forcimin e partneritetit strategjik ndërmjet dy vendeve.
“Forca e Sigurisë së Kosovës mbetet e përkushtuar në zhvillimin dhe ngritjen e kapaciteteve të saj, për të qenë gjithnjë e më e gatshme për të përmbushur misionin dhe detyrat e saj”, thuhet në njoftimin e FSK-së. /Lajmi.net/
Postimi i plotë në Facebook: