Ushtarët e FSK-së dhuruan 100 doza gjak
Në Ministrinë për Forcën e Sigurisë së Kosovës (MFSK), dhe në Kazermën “Adem Jashari” të Komandës së Forcave Tokësore (KFT), të hënën ka filluar aksioni humanitar për dhurimin gjakut.
Lajme
Në ditën e parë të aksionit humanitar për dhurimin e gjakut, ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë dhuruar 100 doza gjak.
Ky aksion ka filluar sot dhe do të vazhdojë të mbahet në të gjitha njësitë e FSK-së, deri më 30 janar.
Menaxherja për marketing e Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut të Kosovës, Albana Gashi tha se FSK-ja është shembulli më i mirë në nivel vendi, për dhurimin vullnetar të gjakut.
Aksioni humanitar për dhurimin e gjakut do të vazhdojë nesër, në Kazermën “Ushtarët e NATO-s” në Istog, ndërsa, më 28 janar vazhdon në Mitrovicë dhe më 29 dhe 30 janar, në Gjilan dhe Ferizaj, ku pritet të përfundoi ky aksion humanitar në FSK.