Ushtarët e aviacionit amerikan në KFOR kryejnë një trajnim me rëndësi

Inxhinierë ndërkombëtarë dhe ushtarë të aviacionit amerikan në KFOR kryen një vendosje ajrore me ngarkesë të litarit, në pistën me pengesa. Kjo ishte pjesë e trajnimit me  27 pengesa, të mbajtur së fundmi në kampin e KFOR-it në Vrellë. “Kampi Vrellë është një bazë e Policisë së Kosovës dhe është shtëpia e ushtrimeve të shumta…

Lajme

24/05/2025 19:50

Inxhinierë ndërkombëtarë dhe ushtarë të aviacionit amerikan në KFOR kryen një vendosje ajrore me ngarkesë të litarit, në pistën me pengesa.

Kjo ishte pjesë e trajnimit me  27 pengesa, të mbajtur së fundmi në kampin e KFOR-it në Vrellë.

“Kampi Vrellë është një bazë e Policisë së Kosovës dhe është shtëpia e ushtrimeve të shumta të KFOR-it çdo vit, duke përfshirë Garën e Skuadrës më të Mirë të KFOR-it dhe Ushtrimin “Shpata e Artë”” thuhet në njoftimin e KFOR-it.

Në njoftim bëhet e ditur se ushtarët e KFOR-it kanë punuar në rinovimet e Kampit në Vrellë gjatë gjashtë muajve të fundit, përfshirë edhe pistën me pengesa, si një mënyrë për të mbështetur të gjitha komunitetet që jetojnë dhe punojnë në Kosovë.

#KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.

KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë” deklaron KFOR-i.