Ushtarët amerikanë ndihmojnë Kosovën në luftën kundër zjarreve – shpëtohet një Manastir
Ushtarët amerikanë po vazhdojnë të ndihmojnë Kosovën edhe në përballjen me zjarret që kanë shpërthyer gjatë kësaj vere. Trupat amerikane nga Garda e Kentucky kanë kontribuar në shuarjen e disa zjarreve që, përveç dëmeve mjedisore kanë kërcënuar edhe trashëgiminë kulturore të vendit. Një nga rastet më të ndjeshme ishte ai i zjarrit pranë Manastirit të…

Lajme
Ushtarët amerikanë po vazhdojnë të ndihmojnë Kosovën edhe në përballjen me zjarret që kanë shpërthyer gjatë kësaj vere.
Trupat amerikane nga Garda e Kentucky kanë kontribuar në shuarjen e disa zjarreve që, përveç dëmeve mjedisore kanë kërcënuar edhe trashëgiminë kulturore të vendit.
Një nga rastet më të ndjeshme ishte ai i zjarrit pranë Manastirit të Deviçit në Skënderaj. Lidhur me këtë ndërhyrje ka reaguar edhe Departamenti Amerikan i Mbrojtjes, përmes një postimi në faqen zyrtare në “X”, raporton lajmi.net
“Kur zjarret kërcënuan Manastirin e Deviçit në Kosovë, Garda e Kentakit, Task Forca e Aviacionit u vendos në aksion. Falë reagimit të tyre të shpejt, manastiri u ruajt”, shkruan Departamenti Amerikan i Shtetit./Lajmi.net/