Ushtarë të KFOR-it patrullojnë në Leposaviq
KFOR-i ka njoftuar se ushtarët letonezë të caktuar në Komandën Rajonale Lindje kanë kryer patrulla rutinore në Leposaviq në veri të Kosovës. Në njoftimin e KFOR-it, thuhet se këto përpjekje janë pjesë e misionit të përditshëm të KFOR-it për të garantuar një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjitha komunitetet që jetojnë në…
Lajme
KFOR-i ka njoftuar se ushtarët letonezë të caktuar në Komandën Rajonale Lindje kanë kryer patrulla rutinore në Leposaviq në veri të Kosovës.
Në njoftimin e KFOR-it, thuhet se këto përpjekje janë pjesë e misionit të përditshëm të KFOR-it për të garantuar një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë.
“KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in”, thuhet në njoftimin e misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë. /Lajmi.net/