Ushtaraku gjerman: Marrëveshja Trump – Putin mund t’i largojë trupat amerikane nga Kosova
Analisti ushtarak gjerman, profesor i Politikave Ndërkombëtare në Universitetin e Forcave të Armatosura Gjermane, Carlo Masala beson se presidenti amerikan, Donald Trump dëshiron të ndajë botën në sfera të ndikimit dhe ai paralajmëron për një skenar konkret që mund të shkatërrojë NATO-n. Masala, në një intervistë për gazetën austriake “Die Presse”, thotë se Trumpi nga…

Lajme
Analisti ushtarak gjerman, profesor i Politikave Ndërkombëtare në Universitetin e Forcave të Armatosura Gjermane, Carlo Masala beson se presidenti amerikan, Donald Trump dëshiron të ndajë botën në sfera të ndikimit dhe ai paralajmëron për një skenar konkret që mund të shkatërrojë NATO-n.
Masala, në një intervistë për gazetën austriake “Die Presse”, thotë se Trumpi nga Rusia kërkon një marrëveshje që shkon përtej çështjes së Ukrainës.
E se si do të mund të dukej një marrëveshje e tillë, Masala thotë se Putini, në mesin e dëshirave, ka edhe tërheqjen e trupave amerikane nga Evropa Qendrore dhe Lindore, sikurse edhe nga Kosova.
“Ne e dimë se çfarë dëshiron Putini: kthimin e arkitekturës evropiane të sigurisë në nivelin e 1997-ës. Pra, trupat amerikane duhet të dalin nga Evropa Qendrore dhe Lindore, nga shtetet baltike dhe gjithashtu nga Kosova. Dhe Trumpi tha një herë se ne gjithashtu duhet të flasim për rrënjët e konfliktit të Ukrainës. Nga këndvështrimi i Putinit, kjo rrënjë është zgjerimi i NATO-s. Pra, marrëveshja mund të jetë që amerikanët, të cilët gjithsesi duan të dalin nga Evropa, t’i japin fund pranisë së trupave në shtetet baltike, në Evropën Qendrore dhe Lindore dhe në Kosovë, në mënyrë që të ketë përsëri një hapësirë të ndërmjetme midis Rusisë dhe Gjermanisë, të cilën Rusia më pas mund të përpiqet ta dominojë”, u shpreh analisti ushtarak gjerman, Carlo Masala./Lajmi.net/