Ushqimi në mëngjes stimulon aftësitë psikofizike
Pasi ta kenë ngrënë kafjallin, njerëzit më saktë i zgjedhin detyrat logjike dhe matematikore, më mirë janë të koordinuar ndërmjet syve dhe trurit, e kjo më së shumti ndikon në moshën 25 deri 34 vjeçare.

Lifestyle
Kështu theksojnë ekspertët nga qendra kanadeze për hulumtime “Sussex”, të cilët kishin theksuar se njerëzit që e konsumojnë kafjallin menjëherë pasi të jenë zgjuar, për 89% më pak janë të ekspozuar ndaj stresit dhe situatave jo të këndshme, transmeton Lajmi.net.
Po ashtu, njerëzit pas kafjallit përreth 7% zgjedhin në mënyrë të suksesshme dilema të ndryshme mendore.
Vullnetarët për dy ditë rresht kanë zgjedhur teste të ndryshme, ku një herë para testit e kishin konsumuar kafjallin e ditën tjetër jo. Në përgjithësi, të gjitha testet ishin më të sakta për 61% për ata që kanë konsumuar kafjall. Të gjithë ata që nuk e kishin konsumuar kafjallin kishin hasur në probleme me përqendrimin.
Sidomos për personat ndërmjet moshës nga 25 deri në moshën 34 vjeçe testet ishin më të tmerrshme, pasi nuk e kishin konsumuar kafjallin. Në bazë të studimit kanadez, rreth 48% e njerëzve rregullisht e anashkalojnë kafjallin së paku njëherë në javë, transmeton Lajmi.net. Me gjithë faktin se kjo nuk është e shëndetshme, 28% e njerëzve të rritur theksojnë se më me dëshirë do të qëndronin në shtrat dhe ta vazhdonin gjumin se sa të zgjoheshin për kafjall.