Ushqimi më lirë në Gjermani se në Kosovë! (Video)

Çmimet e produkteve bazë të ushqimit në Kosovë, sipas qytetarëve, janë të shtrenjta edhe në krahasim me vendet e BE-së.

Lajme

06/06/2015 20:34

Një litër vaj luledielli kushton 1.59 euro dhe një sasi e tillë qumështi kushton 1.09 euro.

Kurse, në Gjermani në njërin ndër vendet e Bashkimit Europian me nivel të lartë të zhvillimit ekonomik, një litër vaj kushton 1.49 euro ndërsa litra e qumështit 0.59 euro, transmeton Klan Kosova.

Sipas Shoqatës për Mbrojtjen e Konsumatorit, kjo ndodhë për shkak të mungesës së rregullatorit të tregut.

Selatin Kaçaniku, kryetari i kësaj shoqate ka thënë se çmimet në Kosovë nuk janë në relevancë me të ardhurat e konsumatorëve.

Klan Kosova ka provuar që të kontaktojë me Ministrinë e Financave për të marrë një përgjigje rreth [çmimeve të larta, por kontakti ka qenë i pamundur./Klan Kosova/

YouTube player