Ushqimet Super-Energjike

Molla ‘Një mollë përmban kafeinë sa një filxhan kafe’. A e keni dëgjuar këtë më parë? Mirëpo, kjo nuk është e vërtetë, sepse frutat janë burime të mëdha të energjisë. Frutat përmbajnë plot vitamina, plus pak sheqer, frutat të japinë një nxitje të menjëhershme. Molla në veçanti përmban fibra, që konsiderohet si energji natyrale. Arra…

Lifestyle

05/09/2013 11:07

Molla

‘Një mollë përmban kafeinë sa një filxhan kafe’. A e keni dëgjuar këtë më parë? Mirëpo, kjo nuk është e vërtetë, sepse frutat janë burime të mëdha të energjisë. Frutat përmbajnë plot vitamina, plus pak sheqer, frutat të japinë një nxitje të menjëhershme. Molla në veçanti përmban fibra, që konsiderohet si energji natyrale.

Arra

Konsumoni një grusht arra pasdite dhe kjo është një mënyrë e mirë që ta forconi veten tuaj. Arrat bajame si dhe arrat inde përmbajnë shumë proteina dhe magnez – një mineral që ndihmon në shndërrimin e sheqerit në energji. Thjesht, e përkryer.

Uji

Uji është thelbësor për funksionimin e shëndetshëm të trupit dhe vigjilencës suaj. Studimet kanë treguar se edhe dehidrimi i lehtë mund të jetë një pinjoll i energjisë. Konsumoni ujë gjatë gjithë ditës për të qenë të freskët.

Vezët

Nëse keni disa minuta kohë të rrihni dy vezë, ju mund t’ia dhuroni vetës një fillim të mbarë. Vezët janë burim i madh i vitaminës B. Dhe, ju japin proteina shtesë, vitaminë D dhe Omega 3.

Mish pa dhjam

Gërmoni që çdo mishi t’ia hiqni dhjamin (pulës, gjeldetit), për proteina esenciale dhe gjithashtu ju do të merrni mjaft energji si rezultat.

Bananet

Bananet janë një bekim kur ju jeni duke shkuar diku, dhe kjo ua kursen kohen dhe paratë. Banania rrit shumë shpejt energjinë, sidomos kur jeni duke vrapuar.

Orizi i zi

Ju tashmë e dini se orizi është një burim i madh i karbohidrateve për sigurimin e energjisë optimale, për një zemër të shëndetshme. Orizi i zi shërben edhe për sistemin e tretjes dhe ndihmon në lehtësimin e stresit.

Mango

Mango është një burim fantastik i energjisë me vitaminat e tij (B, C) dhe lëndët e tij ushqyese (kalciumin, kaliumin, zinkun).

Tërshëra

Tërshëra  ka fare pak yndyrë, i siguron njeriut zemër të shëndetshme, i jep atij karbohidrate, kalium, kalcium, magnez madje edhe pak proteina.

Brokoli

Ju ndoshta e dini se brokoli është etiketuar si ushqimi më i miri. Nëse jeni duke kërkuar për ndonjë përfitim shëndetësor, mund të çliroheni sepse ai ekziston. Brokoli është këtu për t’ju ndihmuar. Një nxitje e dëshiruar energjie.

Farërat e kungullit

Një qese fara kungulli do t’ju dërgojë në rrugë të mbarë për të qëndruar në këmbë dhe të fortë, sepse ato janë të pasura me proteina, yndyra, fibra dhe zink.

Kafeja

Kjo mund të duket si mashtrim i sistemit, por nuk është ashtu. Një filxhan kafe, jo vetëm që nuk ju çon në rraskapitje me kafeinë, por gjithashtu punon si magji për të rritur vigjilencën tuaj kur ju jeni lodhur dhe rraskapitur. Po ashtu, mund ta rrisë edhe performansën fizike.