Ushqimet që nuk prishen edhe pas datës së skadimit

Një raport nga shkolla juridike e Harvardit dhe burimet natyrore të këshillit të mbrojtjes, kanë zbuluar disa nga ushqimet që nuk prishen edhe pas skadimit të datës së përdorimit të tyre.

Lifestyle

24/03/2014 18:43

Vezët

Nuk keni nevojë ta shikoni datën e skadimit të tyre, pasi ata mund të qëndrojnë të mira për shumë kohë, vetëm se gjithsesi duhet të mbahen ne frigorifer.

Drithëri

Nëse keni blerë drithër nga dyqani dhe keni parë që atij i ka skaduar afati i përdorimit, nuk duhet të brengoseni shumë pasi ai qëndron i mirë edhe për 3 muaj të tjerë.

Molla

Merreni mollën që të pëlqen shumë, vendose në një qese plastike dhe bëji disa vrima që të qarkullojë ajri. Ajo nuk do të prishet edhe për tre javë tjera.

Buka

Nëse jetoni në një vend ku nuk ka shumë bukë, atëherë bëni mirë që të e ruani atë. Vendoseni në frigorifer dhe ajo mund të përdoret edhe pas dy javëve.