Ushqimet që nuk janë aq të shëndetëshme sa keni menduar – Nga uji me limon e deri tek frutat e thata
Jo aq të shëndetshme sa i mendonit! E vërteta e hidhur.
Lifestyle
Uji me limon
Për shkak të aciditetit që përmban, limoni mund të shkaktojë probleme me sistemin tretës, saktësisht refluks, i cili ndodh kur përmbajtja acide e stomakut kthehet në ezofag dhe jep simptoma ose komplikacione. Po kështu mund të dëmtojë smaltin e dhëmbëve, ndaj stomatologët këshillojnë që pasi të pini ujë me limon, ta shpëlani gojën.
Çaji
Nëse mendoni se kafeja është e vetmja që mund të njollosë dhëmbët tuaj, dijeni se çaji bën të njëjtën gjë, pra ndikon në ngjyrën e tyre. Pirja e një gote me ujë pas një filxhani çaji mund të ndihmojë për të zvogëluar rrezikun.
Frutat e thata
Shumë njerëz i zëvendësojnë karamelet me frutat e thata, por kjo në fakt mund të jetë mjaft e rrezikshme për dhëmbët tuaj. Kompanitë prodhuese shpesh përdorin ngjyrosje artificiale për t’i bërë frutat e thata më tërheqëse duke ju shkatërruar smaltin. Frutat e thata mund të zvogëlojnë gjithashtu sekretimin natyror të pështymës në gojën tuaj. Për shkak se pështyma ndihmon për të luftuar bakteret, mungesa e saj mund të nxisë probleme të shëndetit oral.
Vaji i kokosit
Edhe pse vaji i kokosit ka shumë cilësi unike është më mirë ta përdorni shumë rrallë. Ka tendencë të rrisë nivelet e kolesterolit dhe rrezikun e sëmundjes së zemrës. /Lajmi.net/