Ushqimet që nuk duhet të konsumohen tepër

Ekspertët e ushqimit thonë se disa ushqime të shëndetshme mund të jenë po aq të rrezikshme sa të tjerat nëse konsumohen në mënyrë të tepruar.

Lifestyle

02/07/2015 20:46

Nuk keni nevojë që t’i injoroni këto ushqime, por vetëm t’i largoheni konsumimit të tepërt të tyre, pasi që edhe pse janë të shëndetshme ato mund të shkaktojnë probleme në shëndetin tuaj.

Portokajtë dhe domatet
Duhet të keni kujdes kur i përdorni këto prodhime të shijshme, thotë Gina Sam nga Spitali ‘The Mount Sinai’ në SHBA. Rritja e konsumit të acidit e lidhur me ngrënien e tepërt të domateve ose portokajve mund të çojë në komplikime shëndetësore. Nëse hahen në mënyrë të tepërt për një periudhë të caktuar, mund të shkaktojnë rreshtim të qelizave prekanceroze në ezofag. Sam sugjeron se duhet të hani vetëm dy domate apo portokaj në ditë, për të evituar këto komplikime.

Tuna e konservuar
Ky është një ushqim i lehtë dhe i shëndetshëm. Megjithatë, të konsumosh shumë tunë të tillë mund të rezultojë në disa rreziqe shëndetësore, pasi që tuna është e pasur me merkur më shumë se peshqit e tjerë. Marrja e tepërt e merkurit mund të çojë në probleme me të pamur, çrregullim në dëgjim dhe folje, mungesë të koordinimit dhe dobësim të muskujve. Sigurohuni që të mos konsumoni më shumë se tre konserva tuna në javë, transmeton Lajmi.net.

Uji
Përderisa hidratimi është çelësi për një shëndet më të mirë, konsumi i tepruar i ujit mund të shkaktojë probleme. Problemet fillojnë të ndodhin kur futja ekstreme e ujit dobëson natriumin në trup, duke rezultuar në një nivel jonormal të nivelit të kripës në gjak, që mund të çojë në dëmtime të trurit dhe madje edhe vdekje. Por, mos u frikësoni, pini ujë por mos e teproni. Kontrolloni vazhdimisht urinën: Nëse është zakonisht transparente, reduktoni konsumin e ujit.

Spinaqi
Spinaqi është një ushqim i shijshëm dhe i mbushur me mirësi: Është një burim i shkëlqyer i proteinave, fibrave, vitaminave dhe mineraleve të ndryshme. Spinaqi është gjithashtu i lartë në lutein, një kartenoid që mund të ndihmojë në degjenerimin e muskujve. Sidoqoftë, spinaqi është i lartë edhe në oksalat, një kompleks që mund të formojë gurë në veshka. Kështu që, evitoni konsumimin e tepërt të spinaqit, për të evituar formimin e gurëve.