Ushqimet që fëmijët nuk duhet t’i hanë dhe me çka duhet t’ia zëvendësoni

18:43 | 17 Gusht 2019

Çdo vit përreth 100 fëmijë vetëm në Amerikë sëmuren nga një sëmundje e shkatuar nga baketerie të gjetura në mjaltë.

Kjo mund të i prek shumë seriozisht fëmijët dhe sistemin e tyre imunitar .

Janë edhe më shumë ushqime që i konsumojmë çdo ditë dhe që mendohen të jënë tejet të këqija për ne dhe fëmijët dhe studimet kanë treguar se janë tejet të rrezikshme për fëmijët posaqërisht, raporton “Bright Side”, transmeton lajmi.net.

Këtu i gjeni disa prej këtyre ushqimeve të rrezikshme për shëndetin e fëmijëve dhe që duhet të mos i lejoni të i konsumojnë.

Pijet e frutave, dhe atyre të gazuara

Sipas disa studimeve, fëmijët nën moshën 1 vjeçare nuk duhet të ju lejohet të pinë lëngje të frutave e posaqërisht lëngë portokalli, ndërsa ata mbi moshën 1 vjeçare janë të lejuar. Është mirë që t’ia përgatitni fëmijëve pijet vetëm me fruta, jogurte dhe qumësht.

Jogurtet e fëmijëve

Edhe pse jogurtet e rregullta në jetën e përditshme janë ushqime të shëndetshme edhe për fëmijët, mirëpo jogurtet që bëhen për fëmijë janë komplet e kundërta. Ngjyrat artificial dhe sheqeri i shtuar në këto jogurte janë shumë të pashëndetshme  për fëmijët. Shumica e ushqimeve me përmbajtje të ngjyrës janë të ndaluara për shkak reaksioneve alergjike që mund të shkaktojnë tek fëmijet.

Në vend të kësaj ju mund të i blini jogurte normale dhe mund të i ëmbëlsoni duke i shtuar mjaltë nëse fëmija juaj është mbi moshën 2  vjeçare.

Mjalta

Kjo mund të ju vie befasisht, por  mjalta, mund të jetë eksremisht e rrezikshme për foshnjat nën moshën 1 vjeçare. Një bakterie toksie që është pjesë e mjaltës mund të shkaktoj një sëmundje të quajtur ‘botulism’ që ndikon në sistemin imunitar të fëmijëve dhe mund të çoj deri në probleme me muskuj dhe me frymëmarrje.

Deri në moshën 1 vjeçare fëmijët nuk duhet të hanë mjaltë, pas moshës 1 vjeçare është tejet e mirë për ta, ndërsa deri atëherë pemët e shtypura janë një opsion i mirë.

Mishërat e përpunuara

Një hulumtim i kryer nga shoqëria Amerikane e kancerit kanë treguar se konsumimi i jo më shumë se 50 gram të mishrave të përpunuar gjatë ditës, rritin rrezikun e kancerit kolorektal në 18%, e sidomos kosnumimi i këtyre mishrave nga ana e fëmijëve.

Në vend të këtyre misharave, zëvendësoni më mishin e peshkut. Edhe me ushqim të shpejt mishi i peshkut është një zgjedhje e mirë.

Çamçakezat dhe bonbonat e gumës

Përshkak të përmbajtjes së madhe të sheqernave këto produkte ndalohen rreptësisht për fëmijët. Ata mund të kenë probleme me dhëmbë dhe me zorr. /Lajmi.net/