Ushqimet për një lëkurë më të mirë

Ndoshta ju jeni të lodhur duke përdorur kremëra të ndryshme dhe të shtrenjta për lëkurën tuaj, por tani është koha që të përdorni ushqime pa elemente kimike.

Lifestyle

29/03/2014 18:18

Cokollata e zezë

Kjo çokollatë është shumë e pasur me antioksidantë, acid të yndyrshëm dhe flavanol, elemente këto që e rigjallërojnë lëkurën tuaj.

Ato ulin rrezikun për dëme nga dielli, gjithashtu e qarkullojnë gjakun më shumë.

Salmoni

Salmoni është ushqim perfekt për të luftuar ankthin, drepesionin dhe stresin.

Përpos kësaj ai posedon edhe Vitamin D që është e nevojshme për shëndetin e trurit, eshtrave, zemrës dhe shumë organeve tjera.

Salmoni është shumë i pasur me Omega 3, acid i yndyrshëm që është i shkëlqyer për të luftuar inflamacionet, rrudhat dhe puçrra.

Vaj kokosi

Është njëri nga ushqimet më i pasur me vaj.

Ai përmban Acid laurik, një antibakterial i fuqishëm që mbanë larg nga viruset, infeksionet, inflamacionet dhe puçrrat.

Vaji i kokosit gjithashtu është i pasur me Vitamin E dhe acid të yndyrshëm esencial, që janë perfekt për të mbajtur lëkurën e njomë, të butë.

Çaji i gjelbërt

Çaji në fjalë është shumë i njohur, pasi lufton sëmundje të ndryshme.

Sidoqoftë, ai ka elemente shumë të mira edhe për lëkurën tonë.

Ky çaj ndihmon që lëkura juaj të ndihet më e relaksuar, teksa ai gjithashtu është anti inflamator dhe anti-kancer.

Spinaçi

Është shumë i shëndetshëm dhe duhet të përdoret sa më shumë nga ne.

Ju mund ta urreni atë, por është burim i shkëlqyer për hekur, Vitamin E, Magnezium, Vitamina A, Fibra dhe Vitamin C. Për shkak të antioksidantëve, Vitamina C, E dhe A janë të shkëlqyera për lëkurën tuaj.

Ushqime tjera të cilat preferohen gjithashtu për lëkurën tuaj:

Selino;

Farrat;

Papaja;

Karrota;

Speci i kuq.