Ushqimet natyrale që zbardhojnë dhëmbët

Secili nga ne dëshirojmë që të kemi dhëmbë të bardhë dhe për të arritur deri te kjo gjë ne bëjmë pothuajse gjithçka që është e mundur.

Lifestyle

01/04/2014 16:42

Amerikanët janë njerëzit të cilët janë të apasionuar pas kujdesit të dhëmbëve. Në vend se të përdorni pasta të ndryshime me elemente kimike që mund të jenë të rrezikshme, ju mund t’i reduktoni ato, duke shtuar në ‘menynë’ tuaj përdorimin e disa produkteve natyrale.

Frutat dhe perimet

Molla, karrota dhe disa fruta e perime tjera janë të njohura për efektin e mirë që kanë te dhëmbët e njeriut. Ata rrisin nivelin e salivës, që bën pastrimin natyral të dhëmbëve.

Brokoli

Brokoli është plotë me antioksidantë që mbron trupin tuaj nga kanceri dhe nga dobësitë e sëmundje të ndryshme. Ai përmban gjithashtu edhe Vitamin C, që mbron në prishjen e dhëmbëve. Ai përmban edhe hekur, element ky që mbron dhëmbët nga smalti dhe nxirrja.

Portokalli

Ky frut rrit produktin e salivës, që është rrugë natyrale për të bërë pastrimin e dhëmbëve.

Qepa dhe hudhra

Këto perime me erë të keqe janë të mirë për dhëmbë, pasi mbrrojnë nga ndërtimi i shtresës së keqe përmbi tyre, dhe rruajnë dëmtimin e dhëmbëve.

Ushqime tjera që përdoren për dhëmbë të mirë janë edhe:

Lëng lemoni

Dredhëzat (Luleshtryllet)

Uji