Ushqimet më të shëndetshme nëse jeni duke ushqyer një foshnjë me gji

Këto janë ushqimet që duhet të hani me shumicë që të keni mjaftueshëm qumësht gjiri.

Lifestyle

28/09/2021 15:53

Prodhimi i qumështit të gjirit tek nëna varet nga disa faktorë. Prolaktina, hormoni kryesor për ushqyerjen me gji, prodhohet kur foshnja thith qumështin dhe stimulon gjëndrën e qumështit, shkruan Living.

Sa më shumë që i porsalinduri të pijë qumësht aq më shumë prodhohet, transmeton lajmi.net.

Dhe rreth kësaj çështje, pyetja që ngre kryesisht një nënë është:

Çfarë duhet të ha që të kem sa më shumë qumësht? A është i mjaftueshëm qumështi që kam për fëmijën?

Nuk duhet të harrojmë të gjitha përfitimet që ka nëna dhe fëmija gjatë ushqyerjes me gji. Dieta gjatë ushqyerjes me gji duhet domosdoshmërisht të përbëhet nga të paktën 350-700 kalori në ditë; këto përmbushin kërkesat minimale për prodhimin e qumështit.

Por çfarë nuk duhet të konsumojë një nënë kur ushqen fëmijën me gji?

Është mirë të shmangni karamelet sepse pengojnë prodhimin e qumështit. Përveç kësaj duhet të shmanget në mënyrë kategorike alkooli, kafja dhe pijet e gazuara.

Por ka edhe ushqime të caktuara që stimulojnë prodhimin e qumështit?

Ja disa nga ato: kajsi, kopër, karota, bizele, spinaq, thjerrëza  dhe fasule të kuqe.  Duht të pihet të paktën 2 litra ujë në ditë. 90% e qumështit përbëhet nga uji, prandaj është shumë i rëndësishëm.

Në mesin e ushqimeve që duhet të shmangni gjatë kësaj periudhe është edhe sushi. /Lajmi.net/