Ushqime që ju ndihmojnë që të mos ndiheni të rënduar

Rëndesa e stomakut dhe fryrja abdominale janë problemet e zakonshme që na shoqërojnë gjatë ditëve kur konsumojmë shumë ushqim, ose gjatë festave të ndryshme.

Lifestyle

12/03/2016 13:16

Gjithsesi, edhe për këtë ekziston një zgjidhje. Mjafton të konsumoni perimet e duhura të cilat stimulojnë tretjen dhe shfryjnë barkun, ndërkohë që gjatë ditës duhet të pini sa më shumë çaje. Po kështu, vëmendje duhet t’u kushtoni edhe frutave: më mirë t’i konsumoni në mëngjes, me stomakun bosh sesa pas çdo vakti, shkruan shqip. Ndërkohë, më poshtë do të njiheni me të gjitha ushqimet, të cilat do t’ju ndihmojnë që të mos ndiheni të rënduar.

Çaji jeshil

Pas vakteve, çaji jeshil ndihmon në eliminimin e yndyrave. Përveç çajeve është e nevojshme të pini të paktën dy litra ujë.

Përzierjet

Përzierjet e ndryshme me fruta ose perime mund të merren shumë herë në ditë. Në mëngjes, e mirë do të ishte një përzierje detox me bazë limonin dhe xhenxhefilin. Ndërsa, mentja në veçanti, përveçse ndihmon në mirëfunksionimin intestinal, e dobishme është edhe për heqjen e dhimbjeve të barkut.

Brokoli

Ushqim i çmueshëm për shëndetin. Brokoli ndihmon në këtë rast për të shfryer barkun falë të mirave të tij pastruese, diuretik dhe antiinflamator.

Sallatat

Jo vetëm marulet dhe radhiqet, por çdolloj sallate e gatuar me pak fantazi nga ju mund të japë një efekt detoks. Për shembull, për të përmirësuar tretjen, mjafton të përzieni një sallatë me fruta: portokall dhe finok. Ndërsa për të stimuluar tretjen dhe metabolizmin përdorni rukolën.

Karrotat

Ato kanë një përmbajtje të madhe vitaminash dhe janë një burim i mirë antioksidantësh. Në nivel tretje janë të dobishme sepse stimulojnë prodhimin e lëngjeve të stomakut, duke tonifikuar mëlçinë dhe duke rregulluar nivelin e kolesterolit në gjak.

Kosi i frutave

Ai është një aleat i çmueshëm për shëndetin intestinal. Frutave, u shtohet kos natyral, akoma më mirë i bërë nga vet ju. Ky lloj ushqimi riforcon imunitetin dhe lufton fryrjen e barkut, si dhe në përgjegjësi lodhjen fizike. Salmoni I duhur si ushqim pastrues: ai është i “varfër” nga sodiumi. Për më tepër ai është i pasur me proteina, acide yndyrore, Omega 3 dhe vitamina në veçanti të grupit B.

Frutat

Nëse frutat hahen pas vaktit rrezikohet që procesi i tretjes të ngadalësohet, ndërsa ndjenja e trishtimit dhe e ënjtjes mund të rritet. Më mirë t’i konsumoni në mëngjes ose pasdite si një mesvakt./noa.al/