Uruguaji mposht Bolivinë, Paraguaji triumfon ndaj Kilit

Në orët e mesnatës janë zhvilluar dy sfida shumë të rëndësishme në kuadër të Kupës së Amerikës.

Sport

25/06/2021 08:23

Uruguaji ka mposhtur Bolivinë, ndërsa Paraguaji ka fituar ndaj Kilit, transmeton lajmi.net.

Bolivia 0 – 2 Uruguaji

Uruguaji ka shënuar fitoren e parë në kuadër të Copa America, duke mposhtur Bolivinë 2-0.

Ndeshja ishte mjaftë interesante, golin e parë të ndeshjes e  realizoi Jairo Quinteros autogol në min e 40’ ndërsa goditjen përfundimtare vendasve ja dha Edinson Cavani me golin e tij në min e 79’.

Me këtë fitore Uruguaji ka katër pikë në Grupin A pas tri ndeshjeve, ndërsa Bolivia është ende pa pikë.

Kili 0 – 2 Paraguaji

Paraguaji ka befasuar Kilin duke e mposhtur me rezultat 2-0.

Golat e fitores i realizuan Braian Samudio në min e 33 dhe Miguel Almiron në min e 58’.

Me këtë fitore Paraguaji ngjitet në vendin e dytë të Grupit A me gjashtë pikë, ndërsa Kili mbetet e treta me katër pikë të grumbulluara. /Lajmi.net/