Ursula von der Leyen akuzon Rusinë për shantazh energjetik
Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen akuzoi sot Rusinë se po përdor furnizimet me energji si një formë shantazhi kundër Austrisë dhe BE-së. Duke iu përgjigjur vendimit të Gazprom për të ndalur dërgesat e gazit natyror në Austri, von der Leyen argumentoi në X se presidenti rus Vladimir Putin po “armatos” energjinë për…
Bota
Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen akuzoi sot Rusinë se po përdor furnizimet me energji si një formë shantazhi kundër Austrisë dhe BE-së.
Duke iu përgjigjur vendimit të Gazprom për të ndalur dërgesat e gazit natyror në Austri, von der Leyen argumentoi në X se presidenti rus Vladimir Putin po “armatos” energjinë për të bërë presion ndaj Evropës.
Ajo dha garanci se BE-ja është e përgatitur për veprime të tilla, duke theksuar se hapësirat e depozitimit të gazit në të gjithë bllokun janë plot dhe Evropa është e përgatitur për dimër.
Von der Leyen përsëriti gjithashtu solidaritetin e BE-së me Austrinë, duke theksuar diskutimet e saj të fundit me kancelarin austriak Karl Nehammer për këtë çështje.
Të premten, Nehammer konfirmoi se Gazprom, kompania ruse e gazit natyror e kontrolluar nga shteti, do të ndalojë furnizimet me gaz në Austri duke filluar nga e shtuna.
Gazprom nuk ka dhënë detaje të mëtejshme mbi ndërprerjen e furnizimit, por kompania austriake e shërbimeve, OMV tha të mërkurën se parashikon një përkeqësim të situatës, duke përfshirë potencialisht një ndalim të furnizimit me gaz.
Kjo është për shkak të një vendimi të fundit të arbitrazhit që i dha OMV-së 230 milionë euro si dëmshpërblim për ndërprerjet e mëparshme të furnizimit që kishin ndikuar në operacionet e saj në Gjermani.
Raportet Rusi-BE janë acaruar qe nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës në shkurt 2022, e cila shkaktoi një sërë sanksionesh evropiane ndaj Moskës zyrtare.