Urina e lopës që e shëron kancerin

6:30 | 14 Janar 2014

Lopa1

Praktikuesit e kultit Hindu besojnë se një filxhan i ngrohtë me urinë të një lope të virgjër para lindjes së diellit, e shëron kancerin. Siç dihet, besimtarët Hindu e konsiderojnë lopën si një kafshë të shenjtë dhe mendojnë se urina e saj ka veti shëruese. Në qytetin verior indian Agra, dhjetëra njerëz mblidhen tek strehimorja […]

Praktikuesit e kultit Hindu besojnë se një filxhan i ngrohtë me urinë të një lope të virgjër para lindjes së diellit, e shëron kancerin. Siç dihet, besimtarët Hindu e konsiderojnë lopën si një kafshë të shenjtë dhe mendojnë se urina e saj ka veti shëruese.

Në qytetin verior indian Agra, dhjetëra njerëz mblidhen tek strehimorja e lpëve të DD Singhal, për ta shijuar një gotë të freskët të urinës së lopës. Kulti në rritje i Hindu në Indi, thonë se pirja e urinës së freskët të lopës, ndihmon në kurimin e tyre nga të githa sëmundjet, përfshirë këtu edhe kancerin.

Jairam Singhal, 42 vjeç, ka pirë urinë lope për një dekadë dhe ai ishte i vendosur që t’i dëshmojë  përfitimet shëndetësore që sjell ajo.

“Unë e kisha diabetin, por që kur fillova ta pija urinën e lopës, niveli i diabetit tim ka qenë në kontroll. Dikush më tha se pirja e urinës së lopës është e mirë për shëndetin. Ne kemi lopë këtu qe 12 vjet, kështu që gjëja e parë që e bëjmë në mëngjes është që ta marrim urinën e lopës dhe ta pijmë atë”, deklaroi Jairam.

– “Shumë njerëz vijnë këtu. Me kalimin e kohës, numri i tyre është rritur. Ne zgjohemi në mëngjes dhe pijmë urinë të freskët që Nëna lopë na ofron neve. Vetëm disa vite më parë, ishte e vështirë t’i bindësh njerëzit, por sot, shumë prej tyre vijnë në strehimoren tonë të lopëve. Ka ndonjëherë pacientë të prekur nga kanceri. Ata duan t’i shohin përfitimet beneficionet nga urina e lopës”, vazhdoi Singhal.

Shumë njerëz thonë se shtimi i fundit i njerëzve që pinë urinë të lopës i atribuohet kampanjës së udhëheqësve shpirtërorë. Ata besojnë se urina e lopës mund t’i luftojë me sukses kancerin, diabetin, tumorin, tuberkulozën, problemet me stomakun dhe shumë më tepër.