Urimi publik i Lyrical Son për Mc Kreshën me rastin e martesës 

Lyrical Son e ka uruar edhe publikisht Mc Kreshën.

ShowBiz

16/12/2019 15:18

Mbrëmjen e kaluar reperi Mc Kresha e ka kurorëzuar dashurinë e tij me martesë me Erzinën, shkruan lajmi.net.

Dasma private mblodhi emra të njohur të estradës, kolegë të Kreshës, e disa prej tyre edhe performuan.

Madje ka kënduar edhe vetë Kresha krah mikut të tij dhe kolegut të PINT Lyrical Son. Ky i fundit ishte i pranishëm në dasmë së bashku me gruan e tij dhe Kreshën e ka uruar edhe publikisht nëpërmjet Instagramit.

“Urime martesa amiiiqiii… ishalla trashegoheni, e shendeti dhe lumturia ju percjellt gjithe jeten. ?❤️?”, ishin fjalët e tij./Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/B6ItA5eJiGa/