Urimi i veçantë i Rezarta Shkurtës me rastin e ditëlindjes së Ermalit

Rezarta i ka bërë urimin romantik Ermalit me rastin e ditëlindjes.

ShowBiz

08/06/2020 12:01

Këngëtarja e njohur shqiptare, Rezarta Shkurta, sot ka një arsye më shumë për të festuar, shkruan lajmi.net.

Kjo për faktin se bashkëshorti i saj Ermali feston ditëlindjen dhe nuk ka pasur se si të mungojë urimi special nga gruaja e tij.

“Kur u njohëm, të dy shumëtë rinj numëronim çdo vit ditëlindjet e njëri-tjetrit. Sot numërojmë se sa shumë ëndrra kemi realizuar sëbashku. Uroj të plakemi  bashkë e të numërojmë ditëlindjet e nipërve e mbesave tanë. Gëzuar ditëlindjen dashuria ime e madhe. Me ty pranë jam gruaja më e lumtur në botë”, ka shkruar Rezarta pranë postimit të një fotografie në Instagram./Lajmi.net/