​Urimi i Osmanit: Kosova e Shqipëria ecin krah për krah

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar qytetarët me rastin e 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit, Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë, ditëlindjes së Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe daljes së parë publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Osmani ka shkruar nw Facebook se këto katër ngjarje përbëjnë “boshtin e krenarisë sonë kombëtare”, duke rikujtuar…

Lajme

28/11/2025 09:52

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar qytetarët me rastin e 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit, Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë, ditëlindjes së Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe daljes së parë publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Osmani ka shkruar nw Facebook se këto katër ngjarje përbëjnë “boshtin e krenarisë sonë kombëtare”, duke rikujtuar rrugën historike të shqiptarëve.

“Sot, nga Kruja e Skënderbeut, te Vlora e Ismail Qemalit dhe Prekazi i Jasharajve, historia jonë është shkruar me gjak, guxim dhe besim,” ka deklaruar Presidentja.

Ajo shtoi se Kosova dhe Shqipëria vazhdojnë të ecin krah për krah, duke i cilësuar si “dy shtete, një komb, dy flamuj, një zemër”.

Presidentja Osmani përfundoi urimin e saj duke thënë:

“Gëzuar Ditën e Flamurit! Gëzuar Pavarësinë e Shqipërisë! Lavdi Komandantit Adem Jashari dhe të gjithë heronjve, dëshmorëve e martirëve të kombit tonë!”