Urimi i Mozzik për Ditën e Pavarësisë së Zvicrës
Mozzik ka uruar Ditën e Pavarësisë së Zvicrës.
ShowBiz
Mozzik, tash e një kohë është larguar nga Kosova për të jetuar në Zvicër, shkruan lajmi.net.
Ai ka krijuar jetë të re atje bashkë me partneren e tij Loredana si dhe vajzën Hana, ndërsa emri i tij tashmë njihet edhe në atë vend.
Përmes një postimi në Instagram, reperi e ka uruar Zvicrën me rastin e Ditës së Pavarësisë.
“Urime ditëlindjen Zvicër”, është mbishkrimi që ai ia ka lënë fotos.
Kujtojmë se projekti i fundit nga Mozzik është “Shqiptar”, këngë kjo në bashkëpunim me reperin Unikkatil, e cila u prit shumë mirë në publik. /Lajmi.net/