Uran Ismaili: Në Hagë e Prishtinë po përpiqen ta devijojnë historinë, që viktimat të harrohen e t’i dënojnë çlirimtarët
Zyrtari i PDK-së, Uran Ismaili, ka reaguar lidhur me ekspozitën e fundit që është shfaqur në Prishtinë e që ka marrë vëmendje të madhe për shkak të gabimeve për ngjarjet dhe masakrat e ndodhura në Kosovë. Ismaili ka thënë ndërkohë që Ferdonije Qerkezei jeton me dhimbjen e saj çdo ditë, në Hagë dhe në Prishtinë…
Lajme
Zyrtari i PDK-së, Uran Ismaili, ka reaguar lidhur me ekspozitën e fundit që është shfaqur në Prishtinë e që ka marrë vëmendje të madhe për shkak të gabimeve për ngjarjet dhe masakrat e ndodhura në Kosovë.
Ismaili ka thënë ndërkohë që Ferdonije Qerkezei jeton me dhimbjen e saj çdo ditë, në Hagë dhe në Prishtinë akterë të ndryshëm po përpiqen ta shtrembërojnë historinë, që viktimat të harrohen e çlirimtarët të dënohen.
“Kush e kupton më mirë se Nana Ferdonije dhembjen e kësaj lufte? Ajo jeton çdo ditë me të.
Ndërkohë, si në Hagë, ashtu edhe në Prishtinë, akterë të ndryshëm po përpiqen të shtrembërojnë historinë tonë, që viktimat të harrohen, e çlirimtarët të dënohen.
Pa të vërtetë, nuk ka drejtësi.
Pa drejtësi, nuk ka as krenari për Kosovën.
E pa këto të dyja, nuk mund të ketë një të ardhme të mirë”, ka shkruar Ismaili.