Uran Ismaili, kandidati më i dëmtuar tek PDK, i rikthehen afro 500 vota në rinumërim – Fetah Paqarizi i humbet mbi 3600 vota
Rinumërimi i votave për kandidatë në 914 qendra të votimit po vazhdon. Ndryshimet më të mëdha pas rinumërimit po dalin tek PDK-ja, transmeton lajmi.net. Kandidati që është dëmtuar më së shumti, deri më tani, po del të jetë Uran Ismaili. Atij i janë shtuar 469 vota pas rinumërimit. Kurse, kandidati që ka humbur më së…
Lajme
Rinumërimi i votave për kandidatë në 914 qendra të votimit po vazhdon.
Ndryshimet më të mëdha pas rinumërimit po dalin tek PDK-ja, transmeton lajmi.net.
Kandidati që është dëmtuar më së shumti, deri më tani, po del të jetë Uran Ismaili. Atij i janë shtuar 469 vota pas rinumërimit.
Kurse, kandidati që ka humbur më së shumti vota tek PDK-ja është Fetah Paqarizi. Deri më tani, ai ka humbur 3615 vota.
Humbje të madhe të votave pas rinumërimit kanë pasur edhe Nait Hasani 1951 vota, Kujtim Gashi 1365 vota, Arianit Çollaku 1235 vota dhe Luljeta Veselaj Gutaj 1123 vota.
Përveç Ismailit, kandidatët që kanë pasur shtim të votave pas rinumërimit janë: Arian Tahiri 349 vota, Përparim Gruda 289 vota dhe Vlora Çitaku 284 vota./lajmi.net/