Ura të mahnitshme të ndërtuara vetëm për kafshë (Foto)
Mbikalime për kafshë të egra, ura të gjelbra dhe rrugë të tjera eko u referohen të gjitha strukturave që janë ndërtuar mbi rrugë për t’i lejuar kafshët që të kalojnë në mënyrë të sigurt në anën tjetër të rrugës.
Fun
Urat janë të ndërtuara vetëm për kafshë; kafshët ecin mbi rrugë dhe automjetet kalojnë nën strukturë. Shumica e strukturave janë në mes të 10m lartësi dhe 60m gjerësi.
Ato zakonisht janë të mbuluara me tokë dhe bimësi për të siguruar ambient të përshtatshëm për një gamë të llojeve të ndryshme të kafshëve.
Strukturat e mëdha janë të destinuara në mënyrë tipike për kafshët e mëdha si p.sh arinj, rrëqebull dhe ujqër, transmeton lajmi.net.
Këto fotografi më poshtë tregojnë disa prej mbikalimeve më të bukura dhe më interesante të ndërtuara vetëm për kafshë. Shikoni ato më poshtë!
Pamje satelitore e një tjetër urë – lokacioni i panjohur.
Një tjetër urë, vendi i së cilës është i panjohur.
Mbikalim i pazakontë për gaforre: Gaforret e kuqe ngjiten mbi këtë mbikalim për ta kaluar rrugën në Ishullin e Krishtlindjeve, gjatë migrimit të tyre. (Parku Kombëtar i Ishullit të Krishtlindjeve, Australi)