Ura në Badovc ende e parregulluar, por ministri Aliu flet për hekurudhën Prishtinë-Durrës
Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu tregon se cili do të jetë fati i projektit për hekurudhën Prishtinë-Durrës. Derisa ka dhënë më shumë detaje për përfitimet që do të ketë Kosova nga ky projekt madhor ndër shqiptar. Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu tregon se cili do të jetë…

Lajme
Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu tregon se cili do të jetë fati i projektit për hekurudhën Prishtinë-Durrës.
Derisa ka dhënë më shumë detaje për përfitimet që do të ketë Kosova nga ky projekt madhor ndër shqiptar.
Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu tregon se cili do të jetë fati i projektit për hekurudhën Prishtinë-Durrës. Derisa ka dhënë më shumë detaje për përfitimet që do të ketë Kosova nga ky projekt madhor ndër shqiptar.
Minisri Aliu ka treguar si po realizohen projektet infrastrukturore për zgjerimin e rrugës Prishtinë-Podujevë, projektin për Bujanoc, dhe rrugën tjetër për Pejë.
Ndërsa, ai thotë se projekti për hekurudhën Prishtinë-Durrës, e shndërron Kosovën në një vend kryesor të transitit dhe një pikë shpërndarëse të mallrave.
“Kosova përmes linjës Durrës-Prishtinë bëhet pjesë e një rrjeti regjional, aktualisht është jashtë korridoreve. Pra, të gjithë transporti i mallrave për gjithë regjionin, qoftë në drejtim të porteve, qoftë nga portat në drejtim të regjionit arrin të bëhet përmes Kosovës. Kjo e shndërron Kosovën në një vend kryesor transitit dhe një hap apo një pik shpërndarëse të mallrave, kjo krijon mandej mundësi për zhvillim ekonomik dhe krijim të zonave ekonomike rreth përqark kësaj zone të shpërndarjes së mallrave. Të dy portet edhe Durrësi dhe Tivari që janë të lidhura, tash do të lidhen me hekurudhën mes vete, do të lidhen me Prishtinën, dhe nga Prishtina me linjën hekurudhore Prishtinë- Shkup, apo Prishtinë-Nish-Sofie, ose Prishtinë-Leshak-Mitrovicë-Salsburg, lidhet gjithë regjioni përmes këtyre”, thotë Aliu.
Ministri Aliu shprehet se janë duke punuar të përfundojë çështja e fizibilitettit në mënyrë që të realizohet sa më shpejtë projekti për hekurudhën Prishtinë-Durrës.
“Sapo te përfundon çështja e fizibilitetit e që po urojmë të përfundojë më herët, sepse opsionet tashmë janë duke u dhënë në tavolina, presim që të kemi interesimin për financim, tashmë e kemi edhe nga britaniket, gjermanet, dhe të tjerë që veç kanë lëvizur këto mekanizma, që për mua është një befasi e mirë. Nuk kam prit që aq shpejtë do të mund të ketë rritje të interesimit. Pra, nëse para tre vitesh nuk është folë fare për këtë punë, tash është bërë temë e çdo paneli, lidhja hekurudhore e Prishtinës me Durrësin me gjithë regjionin. Nuk është çështja e financave atë që ne si ministri do e shtymë, ne do të merrem me fizibilitetin dhe projektin që ta kemi sa më shpejtë të kemi të realizuar”, shton Aliu.