Ura mbi lumin Drin në Gjonaj të Prizrenit në rrezik shembjeje pas vërshimeve

Ditëve të fundit ka pasur vërshime në disa komuna të Kosovës për shkak të reshjeve të dendura të shiut. Një nga komunat e  prekura është edhe Prizreni. Mediat atje raportojnë se ura mbi lumi Drin në fshatin Gjonaj është në rrezik që të shembet. Sipas banorëve, lumi Drin nuk ka pasur asnjëherë prurje kaq të…

Lajme

07/01/2026 13:00

Ditëve të fundit ka pasur vërshime në disa komuna të Kosovës për shkak të reshjeve të dendura të shiut.

Një nga komunat e  prekura është edhe Prizreni.

Mediat atje raportojnë se ura mbi lumi Drin në fshatin Gjonaj është në rrezik që të shembet.

Sipas banorëve, lumi Drin nuk ka pasur asnjëherë prurje kaq të mëdha.