UP nderon me “Honoris Causa” monsinjor Vincenzo Paglia

Arqipeshkvi i Selisë së Shenjtë, monsinjor Vincenzo Paglia është nderuar sot me çmimin Honoris Causa nga Universiteti i Prishtinës.

Lajme

21/03/2017 16:59

Rektori Marjan Demaj  tha se  Paglia ndihmoi shumë Kosovën por edhe botën.

Nga ana e tij, ministri i Arsimit , Arsim Bajrami theksoi se prijësi i akademisë papnore është një nga humanistët më të mëdhenj të çështjes kombëtare dhe promovues i lirisë e të drejtës njerëzore.

E vet Arqipeshkvi Vincenzo Paglia theksoi se është shumë i lumtur ta marrë çmimin Honoris Causa nga duart e rektorit të një universiteti kaq prestigjioz siç e ka quajtur ai Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”. Ai ka shtuar se Kosova është një vend shumë i dashur për të, njofton Klan Kosova.