UP arrin marrëveshje me punëtorët e sigurimit, rikthehet normaliteti në kampus
Pas grevës treorëshe të punëtorëve të sigurimit fizik në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, është arritur marrëveshje mes Rektoratit, kompanisë së sigurimit dhe Sindikatës. Sipas njoftimit zyrtar, kërkesat e punëtorëve janë plotësuar dhe ata pritet t’i rikthehen punës në kampus. “Falënderojmë të gjithë punëtorët për unitetin dhe angazhimin e tyre gjatë këtij procesi”, thuhet në…
Lajme
Pas grevës treorëshe të punëtorëve të sigurimit fizik në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, është arritur marrëveshje mes Rektoratit, kompanisë së sigurimit dhe Sindikatës.
Sipas njoftimit zyrtar, kërkesat e punëtorëve janë plotësuar dhe ata pritet t’i rikthehen punës në kampus.
“Falënderojmë të gjithë punëtorët për unitetin dhe angazhimin e tyre gjatë këtij procesi”, thuhet në njoftim.
Me arritjen e marrëveshjes, greva e paralajmëruar është ndërprerë dhe puna në kampus pritet të vazhdojë normalisht. /Lajmi.net/