Universiteti i Prishtinës shpall konkurs për emërimin e 42 mësimdhënësve dhe 42 asistentëve
Universiteti i Prishtinës ka shpallur konkurs për emërimin e 42 mësimdhënësve dhe 48 asistentëve në dhjetë njësi akademike. Sipas njoftimit konkursi është hapur fillimisht për Fakultetin e Filologjisë, Fakultetin Juridik, Fakultetin e Ekonomisë, Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike, Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike, Fakultetin e Arteve, Fakultetin e Edukimit Fizik dhe Sportit, Fakultetin e Edukimit,…
Lajme
Universiteti i Prishtinës ka shpallur konkurs për emërimin e 42 mësimdhënësve dhe 48 asistentëve në dhjetë njësi akademike.
Sipas njoftimit konkursi është hapur fillimisht për Fakultetin e Filologjisë, Fakultetin Juridik, Fakultetin e Ekonomisë, Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike, Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike, Fakultetin e Arteve, Fakultetin e Edukimit Fizik dhe Sportit, Fakultetin e Edukimit, Fakultetin e Arkitekturës dhe Fakultetin e Shkencave Matematike Natyrore.
Më tutje është bërë e ditur se kandidatët që aplikojnë për këto pozita duhet të plotësojnë kërkesën për aplikim, të kenë të përgatitur CV-në e plotë me të gjitha arritjet akademike, diplomat e të gjitha niveleve të studimit, dëshmitë për publikimet shkencore e profesionale dhe dëshmitë për përvojën mësimdhënëse në institucionet e arsimit të lartë. Ata gjithashtu këtyre dokumenteve duhet t’ua bashkojnë edhe dëshminë nga gjykata themelore që nuk janë të dënuar dhe certifikatën e lindjes.
Aplikimi duhet të bëhet online në vegëzën zyrtare: https://stafiakademik.uni-pr.edu/ dhe fizikisht në njësitë akademike në të cilat konkurrohet për pozitat e hapura, deri më 30 dhjetor 2025, në orën 16:00.
Detajet e plota për procedurën e aplikimit dhe dokumentet e nevojshme mund t’i gjeni në këtë vegëz: Konkursi për emërimin e personelit akademik