Universiteti i Mitrovicës publikon zonat dhe aktivitetet sizmike në Kosovë

Fakulteti i Gjeoshkencave në Universitetin e Mitrovicës “Isa Boletini” organizon tryezën “Tërmetet, zonat sizmike dhe aktiviteti sizmik në Kosovë”.

Lajme

04/03/2020 08:53

Panelistë në tryezë do të jenë mësimdhënës të Fakultetit Gjeoshkencave – Departamentit Gjeologjisë dhe ekspertë nga Shërbimi Gjeologjik i Kosovës. Përveç prezantimeve nga panelistët do të ketë hapësirë edhe për debate, pyetje e diskutime.

Tryeza do të mbahet sot në amfiteatrin A3 në Universitetin e Mitrovicës “Isa Boletini”. /Lajmi.net/