Universiteti i Harvardit ngre padi ndaj administratës së Trump për të ndaluar ngrirjen e fondeve
“Donald Trump po lufton universitetet elitare të Amerikës – dhe po fiton” – shkruan “The Economist” në një nga artikujt e fundit. Ivy League (grupimi i universiteteve elitare në SHBA) nuk e sheh me shumë kuptim konfliktin dhe luftën kundër qeverisë federale në gjykatë. Një ilustrim nga THE ECONOMIST që përshkruan Donald Trump-in gati të…

Bota
“Donald Trump po lufton universitetet elitare të Amerikës – dhe po fiton” – shkruan “The Economist” në një nga artikujt e fundit.
Ivy League (grupimi i universiteteve elitare në SHBA) nuk e sheh me shumë kuptim konfliktin dhe luftën kundër qeverisë federale në gjykatë.
Një ilustrim nga THE ECONOMIST që përshkruan Donald Trump-in gati të shkatërrojë një universitet me çekiç, ndërsa studentët dhe stafi akademik e shikojnë me frikë, shfaq hapur mendimin kritik të revistës prestigjoze kundrejt politikave të presidentit amerikan ndaj arsimit të lartë në SHBA.
Më 14 Prill, administrata Trump ngriu 2.2 miliardë dollarë fonde federale për Universitetin e Harvardit pasi universiteti i “Ivy League” u bë institucioni i parë që hodhi poshtë ndryshimet e politikave që kishte kërkuar.
Mediat amerikane raportojnë se Task-forca e administratës Trump për antisemitizmin është përqendruar në universitetet elitare të Ivy League – por disa po kundërshtojnë.
Në muajt e parë të administratës së dytë të Donald Trump, Presidenti është fokusuar dhe e ka përqëndruar vëmendjen në universitetet që nuk po i binden.
Gjatë zgjedhjeve presidenciale 2024, ai bëri fushatë për “rregullimin” e arsimit të lartë; siç tha në një aktivitet të fushatës, “ne do të bllokojmë paratë për shkollat që ndihmojnë sulmet e marksistëve ndaj trashëgimisë sonë amerikane dhe vetë qytetërimit perëndimor. Ditët e subvencionimit të indoktrinimit komunist në kolegjet tona do të mbarojnë së shpejti.” Në një tjetër, ai tha: “Për çdo president universiteti: mposhtni radikalët dhe merrni përsëri kampuset tona për të gjithë studentët normalë.”
Në një përpjekje për të detyruar universitetet “Ivy League” të përputhen me politikat e administratës, administrata Trump ka filluar të ngrijë sistematikisht fondet ose të kërcënojë se do të mbajë paratë federale në një përpjekje për t’i bërë presion shkollave që t’i përmbahen politikave të administratës.