​Unitet në UEFA, Duka konfirmon mbështetjen për Ceferinin

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), Armand Duka, ka bërë të ditur se në Berlin, në kuadër të takimit të UEFA Top Executive Programme (TEP), 55 federatat anëtare të UEFA-s kanë mbështetur unanimisht Aleksander Čeferin për një mandat të fundit në krye të organizatës evropiane të futbollit. Përmes një postimi në Facebook, ku shihet…

Sport

09/10/2026 14:17

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), Armand Duka, ka bërë të ditur se në Berlin, në kuadër të takimit të UEFA Top Executive Programme (TEP), 55 federatat anëtare të UEFA-s kanë mbështetur unanimisht Aleksander Čeferin për një mandat të fundit në krye të organizatës evropiane të futbollit.

Përmes një postimi në Facebook, ku shihet së bashku me presidentit e Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, Duka ka vlerësuar mesazhin e unitetit të dhënë nga federatat anëtare, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit për të ardhmen e futbollit evropian.

Sipas Dukës, Čeferin e ka pranuar kërkesën për një mandat të fundit si president i UEFA-s.

“Bashkë për një futboll evropian më të fortë!”, ka shkruar Duka.