United lëshon pikë (Video)
Manchester United nuk ka arritur të shënojë fitore në udhëtim te Aston Villa, pasi ka barazuar me rezultat 1-1, duke humbur kështu hapin e gjashtë fitoreve radhazi në Premier Ligë.

Sport
Në minutën e 18, Benteke shënon për të kaluar skuadrën e tij në epërsi dhe për të ndezur atmosferën në stadiumin e vendasve. Me këtë rezultat përfundoi dhe pjesa e parë.
Sidoqoftë, në minutën e 53′ Radamel Falcao shënon me kokë për të barazuar rezultatin. Gjërat filluan të shkonin keq për vendasit, kur në minutën e 65′ Agbonlahor ndëshkohet me karton të kuq.
Sidoqoftë, deri në fund nuk kishte ndryshime të rezultatit dhe kështu skuadra e Van Gaalit është në kuotën e 32 pikëve në vendin e tretë, shtatë më pak se Chelsea që ka një ndeshje më pak.
Video