Unikkatil shkruan pas vdekjes së vëllait të tij: Zemra jeme u thy në miliarda copa
Reperi i njohur shqiptar, Unikkatil ka shkruar pas vdekjes së vëllait të tij, Mentor Palokaj. Artisti emri i vërtetë i të cilit është Viktor Palokaj, ka shkruar një postim emocional për të vëllain e tij si dhe ka ndarë disa fotografi së bashku. “My one and only, ty që je kônë gjithmonë aty për mu.…

ShowBiz
Reperi i njohur shqiptar, Unikkatil ka shkruar pas vdekjes së vëllait të tij, Mentor Palokaj.
Artisti emri i vërtetë i të cilit është Viktor Palokaj, ka shkruar një postim emocional për të vëllain e tij si dhe ka ndarë disa fotografi së bashku.
“My one and only, ty që je kônë gjithmonë aty për mu. Ty që t’kisha jo vetëm vëlla, po edhe shokun mà të mirë. Ti m’dashte mà shumë se veten, e edhe une ty njëjtë. Gjithmonë i buzëqeshun, pozitiv e sy patrembun. Trimi i êm!!! Edhe n’momentet e fundit ke thonë mos me me tregú mú sepse ke pasë brengë po pësoj aksident tu u ngutë me ardhe te ti. Përjetove gjôna që disa nuk munden as me qindra jeta, e vetëm n’ôndrra. Zemra ême u thý në miliarda copa!”, ka shkruar Unikkatil
Mentor Palokaj, është gjetur i vdekur në banesën e tij në lagjen Arbëria në Prishtinë, mbrëmjen e së dielës.
Unikkatil ka njoftuar se varrimi i të ndjerit bëhet të enjten në ora 13:00 tek varrezat e kishës së Gjurakocit. /Lajmi.net/
Postimi i tij i plotë:
View this post on Instagram