Unikkatil feston sot ditëlindjen, kaq vjeç u bë

Reperi Viktor Paloka, i njohur për të gjithë si Unikkatili feston sot ditëlindjen e tij të 38-të.

ShowBiz

18/03/2019 16:59

Plot 38 vite jetë, me një karrierë të bujshme profesionale i gëzon sot reperi, i cili është një nga më të pëlqyerit në trevat shqiptare, shkruan lajmi.net.

Edhe pse prej vitesh jeton në SHBA, në vitin 2012 ai u gjend në Kosovë pranë fansave, në një mega koncert të mbajtur në stadiumin e Prishtinës, pa lënë anash edhe koncertet e tjera të tij.

Në këtë ditë të veçantë të tij nuk kanë munguar as urimet nga familjarët, miqt, dhe fansat e shumtë në rrjetet sociale.

“Kanuni Katilit”, “Shota”, “U qova pi vorri”, Kuq e Zi”, “Shihemi n’përkujtimet”, janë vetëm disa nga projektet më të suksesshme të tij. /Lajmi.net/

YouTube player