“Unë votova”, ndjekësit kanë një pyetje për Kim Kardashian pas kësaj fotoje
Të gjithë duan të dinë se a e votoi Kim partnerin.

ShowBiz
Kim Kardashian ashtu sikurse gjithë të famshmit e tjerë, në një mënyrë apo tjetrën është përfshirë në debatin e zgjedhjeve presidenciale në Amerikë, shkruan lajmi.net.
Në këtë garë mori pjesë edhe Kanye West, i cili e pranoi publikisht humbjen por tha se do të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme.
Pasi votoi, Kim dje publikoi një fotografi në Instagram, në të cilën tregon se e kreu obligimin qytetar për të votuar.
Por, komentet e shumta të fansave përmbanin pyetjen e njëjtë, ata donin të dinin nëse ylli televiziv votoi për bashkëshortin.
Megjithatë, ajo nuk preferoi që këtë gjë ta bënte të ditur publikisht. /Lajmi.net/