“Unë me ty kam ra n’dashni”- Prindon Sadriu e Vjosa Osmani “kaplohen” nga emocionet

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është kapluar nga emocionet në prag të festës së 28 Nëntorit. Derisa ka marrë pjesë në një manifestim në Shkodër për nder të kësaj feste, ajo ia ka thënë këngës dhe valles së bashku me shumë mysafirë. Televizioni “Top Chenal” ka publikuar një video të kësaj feste, ku…

Lajme

28/11/2025 11:12

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është kapluar nga emocionet në prag të festës së 28 Nëntorit.

Derisa ka marrë pjesë në një manifestim në Shkodër për nder të kësaj feste, ajo ia ka thënë këngës dhe valles së bashku me shumë mysafirë.

Televizioni “Top Chenal” ka publikuar një video të kësaj feste, ku presidentja Osmani shihet duke kënduar së bashku me Ministren për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Elisa Spiropali.

Duke interpretuar vargjet e “Unë me ty kam ra n`dashni”, Osmani e shikon me buzëqeshje Zotriun e Parë, Prindon Sadriu, i cili i qëndronte pranë në krahun e saj të djathtë.