Unë e përkrahi këtë ide, po ju Edi Rama dhe Erion Veliaj?

Ideja e një mjedisi efektiv, imponues që animon dhe frymëzon jetë do të ishte premisa mbi të cilën do të bazohej i gjithë koncepti i projektimit, dhe si rezultat, ndërtimi modular do të ishte një shtëpi e bukur, miqësore, transparente, e cila përmes dritareve të mëdha do lejonte shumë dritë në ambientet e brendshme, duke mundësuar një pamje të pandërprerë, të këndshme dhe afër vendit ku ata janë mësuar të jetojnë .

Opinion

16/12/2019 08:50

Shkruan, Ernest Ferizi / Arkitekt

Tre vite më parë, kur Ministria gjermane e punëve te jashtme në Berlin, e përfaqësuar nga Ambasada e saj në Prishtinë, më kishte autorizuar për të planifikuar një aneks me karakter administrativ, duke përdorur kontejnerë modularë, për mua atëbotë kjo kërkesë ishte shumë sfiduese.

Me faktin, se ballafaqimi i parë profesional me kontejnerin ishte enigmatikë, edhe pse vështruar si formë gjeometrike: Kontejneri është një kuti e thjeshtë, tetëkëndëshe dhe solide me një përsosje të standardizuar të dimensioneve të saj: 2,44 metra e gjerë, 2,59 metra e lartë dhe 6,06 metra ose 12,19 metra e gjatë.

Sfiduese do mbetet tërë jetën e tyre për shumë arkitekt anembanë botësqë deri tash nuk kanë punuar me ta, dhe nuk do ta kenë mundësin fatkeqësisht për të punuar, kur.

Pasi që filluam bashkëpunimin dhe realizuam planifikimin, kontejnerët e përdorur të kontingjentit gjerman të misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë u transportuan në kamionët ushtarak dhe u vendosën sipas parimit LEGO pas disa orësh,në parcelën e Ambasadës, konkretisht në vendin e paraparë për to.

Me vendosjen e kontejnerëve, hoqëm edhe panelet fleksibile të mureve të jashtme të tyre, dhe për një kohë relativisht të shkurtër disa orëshe,u krijuan hapësirat të planifikuara të vendeve të punës, sporteleve dhe vendeve për vizitore.

Me çudinë e te gjithë të pranishmeve me këtë sistem të kontejnerëve, zgjidhjet hapësinore mund të zbatoheshin shpejt dhe lehtësisht në të gjitha madhësitë e parapara.

Pas tragjedisë se tërmetit të datës 26 nëntor, duke mos e pasur E-malin e Edi Ramës dhe Erion Velisë unë i shkrova ne Messenger te Facebook-ut të dyve, duke i dhënë në dispozicion njohuritë e mia profesionale por edhe me dëshirë të një prezantimi të mirëfilltë të përvojave me kontejnerë, që do ti ndihmonin padyshim familjeve pa strehë,e që përmes zgjidhjes së kontejnerëve të kenë strehimin e tyre, periudhën deri në rindërtim të shtëpive.

Deri tash nuk mora përgjigje nga asnjeri, as nga Edi e as nga Erioni.

Prandaj i drejtohem edhe një herë të dyve publikisht, që nëse ne ndërkohë nuk ofrohet zgjidhje tjetër, zgjidhjen e kontejnerëve ta trajtojnë si opsion të mundshëm strehimi, duke e pasur parasysh qe përdorimi i tyre tashmë gjen aplikim anë e kënd botes : në shkolla, qendra informative, administrata dhe ndërtesa të tëra banimi.

Kontejnerët, deshëm apo nuk deshëm, tani janë bërë pjesë e jetës sonë të përditshme.

Rastësisht, kontejnerët kanë revolucionarizuar industrinë e transportit, duke përparuar dukshëm globalizimin dhe kështu kanë ndikuar direkt ose indirekt në jetën tonë.

Vetëm pas pak vitesh, kur kontejnerët e parë kishin filluar te vjetërsohen, shumë inxhinierë filluan ti njohin vetitë pozitive të kontejnerëve të përdorur të transportit: për ndërtimin e shtëpive, veçanërisht pasi ato janë: stabile, fleksibile, shumë funksionalë dhe kushtojnë lirë.

Si një “masë e të gjitha gjërave”, kontejnerët janë bërë të domosdoshëm në ndërtim.

Shembuj aktualë të arkitekturës së kontejnerëve dëshmojnë, megjithatë, që edhe zgjidhjet e sofistikuara për ndërtimin me kontejnerë janë të realizueshme.

Për shkak të cilësive të tyre specifike estetike dhe hapësinore, kontejnerët shërbejnë gjithashtu si parametra të projektimit në zhvillimin e formave të reja të arkitekturës dhe urbanizmit.

Si në rastin e aneks-objektit te Ambasadës në Prishtinë, që tash e tre vite funksionon për mrekulli, ne do të arrinim që kontejnerët për familjet e pastrehë, qoftë edhe në formë të një konkursi arkitektonik kombëtar, të karakterizoheshin nga materiale moderne dhe estetike bashkëkohore, të projektuara dhe ndërtuara kryesisht si objekte me kursim të energjisë.

Izolimi i mirë për të arritur një temperaturë të rehatshme në brendësi dhe për ta mbajtur atë konstante, cilësia e lartë e dritareve dhe konsumi i ulët i energjisë do ti karakterizonin objektet , mes tjerash edhe si objekte me energji efeciente.

Teknologjia e sofistikuar e ndriçimit, rrjetet, sistemet e ngrohjes dhe sistemet e kondicionimit do të ishin gjithashtu pjesë e kësaj ndërmarrje.

Të gjitha këto do të krijonin një pamje të gjithanshme dhe harmonike duke garantuar standardin më të lartë në ndërtim të qëndrueshëm.

Ideja e një mjedisi efektiv, imponues që animon dhe frymëzon jetë do të ishte premisa mbi të cilën do të bazohej i gjithë koncepti i projektimit, dhe si rezultat,ndërtimi modular do të ishte një shtëpi e bukur, miqësore, transparente, e cila përmes dritareve të mëdha do lejonte shumë dritë në ambientet e brendshme, duke mundësuar një pamje të pandërprerë, të këndshme dhe afër vendit ku ata janë mësuar të jetojnë .

Dhe jo,pamja e braktisur e njerëzve që pësuan nga tërmeti, nga hotelet dhe shtëpitë e huaja.

Unë e përkrahi këtë ide, po ju Edi Rama dhe ErionVeliaj?.

Kontejnerët e ambasadës së Gjermanisë në Kosovë

Kontejnerë të ndërtuar nga të tjerët nëpër botë