Unaza e mençur, shpikja e re e teknologjisë Japoneze

Paramendoni kur jeni në restorant dhe mundoheni që t’i bini në sy kamarierit për të paguar faturën tuaj. Çka nëse do ta përdornit gishtin tuaj për të nxjerrë një simbol të shumës në ajër dhe të shkruani nga një shumë për të transferuar, pastaj shkoni në shtëpi, të sigurt se keni paguar për ushqimin tuaj.…

Auto & Tek

18/03/2014 19:35

Paramendoni kur jeni në restorant dhe mundoheni që t’i bini në sy kamarierit për të paguar faturën tuaj.

Çka nëse do ta përdornit gishtin tuaj për të nxjerrë një simbol të shumës në ajër dhe të shkruani nga një shumë për të transferuar, pastaj shkoni në shtëpi, të sigurt se keni paguar për ushqimin tuaj.

Kjo teknikë është prodhim i një bari Japonez, Logbar, i cili ka prodhuar këtë unazë.

Kjo unazë argjendi, që vendoset në gishtin tregues, përdorë një sinjal Bluetooth Wireless për t’u lidhur me telefonat e përdoruesve, të cilët pastaj dërgojnë pagesën në mënyrë elektronike.

Ajo do të jetë në gjendje të kontrollojë çdo paisje të lidhur me internet, potencialisht duke ju lënë që të kontrolloni një TV apo një dritë të thjeshtë.

Prodhimi i unazës në numër më të madh do të fillojë muajin e ardhshëm.

 

Ideja pasoi suksesin e pronarit të barit Logbar në Tokyo, Takuro Yoshida, i cili mundësoi që klientët të porositin përmes iPadëve, të shohin ushqimet në menu dhe të marrin rekomandime.

“Ne kemi vënë re se njerëzit janë në kërkim të një mënyre të re të komunikimit, kështu që krijuam unazën”, thotë ai.