Umbrella e cila tregon saktë se a do të bie shi

Umbrella juaj së shpejti mund të bëjë më shumë se sa vetëm të ju mbrojë nga shiu. Një shkenctar nga Holanda ka krijuar një sensorë për umbrellë që mbledhë të dhëna nga retë për të ju treguar informata nëse do të bie shi brenda 10-15 minutave apo jo.

Auto & Tek

08/05/2014 19:45

\”Ne kemi radarë dhe satelitë, por ne nuk kemi diçka që do ta parashikonte saktë nëse do të ketë pika shiu kur të dalim në rrugë\”, thotë Dr.Rolf Hut nga Universiteti Delft i Teknologjisë, i cili e krijoi këtë.

Një sensor i quajtur \”piezo\”, gjurmon ndryshimet në atmosferë, si shtypjen, lagështinë dhe e konverton atë në energji. Është i vendosur në umbrellë dhe mund të ju tregojë saktë nëse shiu është gati për të ardhur.

Sensori piezo mbledhë të dhëna për shiun dhe i dërgon ato në një aplikacion të celularit të mençur përmes Bluetooth.

Hut nuk është i vetmi duke përdorur këtë teknologji të informacioneve për motin. Teknologji të tjera si aplikacionet Wezzoo, Weddar dhe WeatherSignal, që të gjitha përdorin të dhëna nga celulari.

Teknologji si kjo mund të ndihmojnë që parashikimi i motit të jetë më i saktë dhe më i detajuar, tha Thomas Bogdan, president i Universitetit për Hulumtime Atmosferike.

Momentalisht produkti i Hut-it nuk është në një fazë të prodhimit më të gjerë, por ai mendon se ky projekt i tij mund të funksionojë.