Ulutas pret në takim Prattipatin, vlerësohet kontributi i SHBA’së për sigurinë në rajon

KFOR ka njoftuar se komandanti i këtij misioni, Ozkan Ulutas, ka pritur në takim të ngarkuarën me punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Anu Prattipati. Siç njoftohet nga KFOR, takimi ka shërbyer si mundësi që Ulutas të paraqet situatën e sigurisë në rajon, duke vlerësuar po ashtu, kontributin e vazhdueshme dhe të gjatë të…

Lajme

21/11/2025 21:22

KFOR ka njoftuar se komandanti i këtij misioni, Ozkan Ulutas, ka pritur në takim të ngarkuarën me punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Anu Prattipati.

Siç njoftohet nga KFOR, takimi ka shërbyer si mundësi që Ulutas të paraqet situatën e sigurisë në rajon, duke vlerësuar po ashtu, kontributin e vazhdueshme dhe të gjatë të SHBA’ve në përpjekjet e KFOR dhe për stabilitetin rajonal.

Njoftimi:

Sot, Komandanti i misionit KFOR të udhëhequr nga NATO, Gjeneral Major Özkan Ulutaş, priti në selinë e KFOR në Kampin Film City, Prishtinë, Shefen e Misionit të Përkohshëm të Shteteve të Bashkuara, Shkëlqesinë e Saj Anu Prattipati.

Takimi ofroi një mundësi të vlefshme për Komandantin që të paraqiste situatën e sigurisë në rajon, duke theksuar angazhimin e KFOR për të ruajtur një mjedis të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës. Në këtë kontekst, Gjeneral Ulutaş vlerësoi kontributet e vazhdueshme dhe të gjatë të Shteteve të Bashkuara në përpjekjet e KFOR dhe për stabilitetin rajonal.

KFOR vazhdon të zbatojë mandatet e saj – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe të mbrojtur për të gjithë qytetarët që jetojnë në Kosovë dhe për lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në rolet e tyre përkatëse si përgjigjës të sigurisë.