Ultrazëri i barkut tash e tutje do të bëhet në 6 QKMF në Prishtinë

Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka thëën se tash e tutje ultrazëri i barkut do të bëhet në 6 QKMF në Prishtinë. Rama ka shkruar se tashmë për këtë shërbim, qytetarët s’kanë nevojë të shkojnë në Emergjencën e QKUK-së. “Doktorët tanë janë duke u trajnuar, dhe më pas fillojmë me realizimin e ultrazërave…

Lajme

16/12/2023 12:41

Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka thëën se tash e tutje ultrazëri i barkut do të bëhet në 6 QKMF në Prishtinë.

Rama ka shkruar se tashmë për këtë shërbim, qytetarët s’kanë nevojë të shkojnë në Emergjencën e QKUK-së.

“Doktorët tanë janë duke u trajnuar, dhe më pas fillojmë me realizimin e ultrazërave të barkut, në QMF-të në lagjet “Dardania”, “Bregu i Diellit”, “Kodra e Trimave”, “Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare”, QMF në rrugën “Bajram Bahtiri” dhe në Qendrën e Mjekësisë Urgjente”, ka shkruar Rama në Facebook.