Ultrazëri 4D tregon çfarë i bën duhani një foshnje në barkun e nënës

Një studim i ri për të treguar efektet e dëmshme të pirjes së duhanit gjatë shtatzënisë është bërë duke përdorur ultrazërin 4D për të detektuar lëvizjet e vogla të bëra nga fetusi në barkun e një nëne.

Lifestyle

27/03/2015 18:12

Duke monitoruar foshnjat në rritje, shkencëtarët besojnë se ata mund të zbulojnë probleme të mundshme shëndetësore duke i shqyrtuar lëvizjet e fetuseve në barkun e nënës gjatë pirjes së duhanit.

Shpresohet se hulumtimi do të përdoret për të inkurajuar më shumë nënat që të heqin dorë nga pirja e duhanit gjatë shtatzënisë, transmeton Lajmi.net.

Dr.Nadja Reissland studioi lëvizjet e ultratingujve 4D të 20 grave shtatzënë, katër prej të cilave ishin duhanpirëse, duke shënuar mijëra lëvizje të vogla përderisa fetuset u zhvilluan gjatë 24, 28, 32 dhe 36 javëve.

Studimi i saj, i mbajtur në Spitalin Universitar Cook James në Middelsbrough, ka gjetur se foshnjat ende të pa lindura të katër nënave duhanpirëse i preknin fytyrat e tyre shumë më shpesh.

nonsmoking-baby1

Fetuset zakonisht lëvizin gojën dhe prekin vetën e tyre gjatë zhvillimit dhe pasi të fitojnë kontroll mbi gjymtyrët e tyre. Rezultatet e Dr.Reissland tregojnë se nënat të cilat pinë duhan mund të vonojnë zhvillimin e sistemeve qendrore nervore të foshnjave të tyre, transmeton Lajmi.net.

smoking-baby

“Një studim më i madh është i nevojshëm të bëhet për të konfirmuar që duhani shkakton sëmundje të cilat shfaqen më vonë tek foshnjat”, tha ajo.

Edhe pse numri i grave të cilat pinë duhan gjatë shtatzënisë ka rënë pak, sipas shifrave të vitit të kaluar, rreth 20% e grave në të gjithë botën vazhdojnë pirjen e duhanit gjatë shtatzënisë.

Studimet kanë gjetur gjithashtu se nënat shtatzëna të cilat pinë duhan rrezikojnë t’i dëmtojnë zemrat e fëmijëve të tyre të pa lindur dhe gjithashtu mund të rrisin shansin për abort dhe lindje të parakohshme.