Ulen temperaturat, Gjykata e Apelit rikthen orarin e rregullt të punës

Pas uljes së temperaturave në vend, Gjykata e apelit ka marrë vendim të rikthej orarin e rregullt të punës. Këtë vendim e ka marr kryetari i Gjykatës së Apelit, Valon Totaj i cili ka thënë se puna do të zhvillohet sipas orarit zyrtar. “Gjykata e Apelit e Kosovës, duke u bazuar në vendimin e Këshillit…

Lajme

09/07/2025 14:18

Pas uljes së temperaturave në vend, Gjykata e apelit ka marrë vendim të rikthej orarin e rregullt të punës.

Këtë vendim e ka marr kryetari i Gjykatës së Apelit, Valon Totaj i cili ka thënë se puna do të zhvillohet sipas orarit zyrtar.

“Gjykata e Apelit e Kosovës, duke u bazuar në vendimin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Nr.261/2025, të datës 27 qershor 2025, si dhe ndryshimit të kushteve klimatike dhe paralajmërimeve nga institucionet relevante se temperaturat e motit do të bien ndjeshëm nga dita sotme si dhe ditëve në vijim, Kryetari i Gjykatës së Apelit, Valon Totaj ka vendosur që nga sot orari i punës rikthehet në gjendjen e rregullt, ashtu që puna do të zhvillohet sipas orarit zyrtar. Këto masa do të rishikohen në varësi të kushteve klimatike dhe vlerësimit të menaxhmentit të gjykatës”, thuhet në njoftimin e Apelit.

Gjykata e Apelit ka shkurtuar ditë më parë orarin e punës për shkak të temperaturave shumë të larta ne vend dhe brenda objektit. Njëjtë kishte vendosur edhe Gjykata Themelore në Prishtinë, Gjykata Supreme dhe Gjykata Komerciale.